Minoritete AL
AKTUALITET

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome zhvillon takime koordinuese për kampin veror të fëmijëve në nevojë në Elbasan

Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome ka zhvilluar takime koordinuese me drejtorinë dhe stafin pedagogjik të Shkollës “Abdyl Paralloi”, si dhe me prindërit e fëmijëve që do të jenë pjesë e kampit veror, në kuadër të projektit “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan”.

Gjatë takimeve u prezantua programi i kampit veror, u diskutua mbi rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin arsimor dhe social të fëmijëve, si dhe u ndanë informacionet mbi mënyrën e organizimit, rregullat e funksionimit dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë programit.

Sipas organizatorëve, kampi veror synon të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës për fëmijët, duke ofruar aktivitete edukative, psiko-sociale dhe rekreative që kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të tyre, rritjen e motivimit për të vazhduar shkollimin dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Përfaqësuesit e LRER theksuan se bashkëpunimi i ngushtë me institucionet arsimore dhe prindërit është një faktor kyç për realizimin me sukses të programit dhe për krijimin e mundësive më të mira për fëmijët në nevojë.

Një vlerësim i veçantë iu shpreh Drejtorisë dhe stafit pedagogjik të Shkollës “Abdyl Paralloi” për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar në organizimin dhe zbatimin e kësaj nisme.

Projekti “Hapat e Sigurt – Program Veror për Përmirësimin e Statusit Social-Ekonomik të Fëmijëve në Nevojë në Bashkinë Elbasan” zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome (LRER) me mbështetjen e Fondacionit Albanian Besa Capital.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Seminari i 29-të i Grupit të Punës për Minoritetet Sllave në Europë vazhdon në Tiranë, i organizuar nga FUEN dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

nikola

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Dialogun Schleswig-Holstein mbi Forcimin e Kohezionit Social dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave në Ballkanin Perëndimor

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë, uron 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas

nikola