Minoritete AL
AKTUALITET

Dita e tretë e Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë, organizuar nga FUEN dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Dita e tretë e Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Evropë iu kushtua njohjes me trashëgiminë kulturore, fetare dhe historike të Tiranës.

Pjesëmarrësit vizituan fillimisht Muzeun Kombëtar të Sigurisë Shtetërore dhe Përgjimeve “Shtëpia e Gjetheve”, ku u njohën me një pjesë të rëndësishme të historisë së kohëve të fundit të Shqipërisë.

Më pas ata vizituan Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë dhe u takuan me Fortlumturinë e Tij, Joan, Kryepeshkopin e Tiranës, Durresit dhe Gjithë Shqipërisë. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit nderuan dhe lipsanet e Shën Joan Vladimirit.

Programi vazhdoi me një vizitë në Piramidën në Tiranë, sot një qendër e njohur kulturore dhe teknologjike, e cila në të kaluarën ishte mauzoleu i Enver Hoxhës.

Si pjesë e aktiviteteve të seminarit, u organizua një shëtitje tematike nëpër kryeqytetin e Shqipërisë nën titullin “Gjurmët e Minoriteteve në Tiranë”, përmes së cilës pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin më mirë me praninë historike dhe kontributin e komuniteteve të ndryshme minoritare në qytet.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

nikola

Sterjovski në tryezën e rrumbullakët të OSBE-së: Nevojiten vende të garantuara parlamentare dhe kushte të barabarta zgjedhore për minoritetet

nikola

Kryeministri i Maqedonisë nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Tuminec zona e Prespës

nikola