Minoritete AL
AKTUALITET

Avokati Gentian Sejrani kritik për procedurën e zgjedhjes së Konstantina Beziani, Kryetare e Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare

Avokati Gentian Sejrani, drejtor i OJQ-së “Për Drejtësi Sociale” dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian në Shqipëri, ka shprehur kritika të forta ndaj zgjedhjes së Kryetares së Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare.

Sipas Sejranit, edhe pse riemërimi është formalisht i lejuar nga legjislacioni në fuqi, emërimi i një personi në moshë pensioni në krye të këtij institucioni e dobëson më tej funksionimin dhe misionin e tij.

“Ky institucion ka për detyrë mbrojtjen dhe përfaqësimin real të Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Riemërimi i një drejtuesi në moshë pensioni dërgon një mesazh negativ, duke treguar se postet publike trajtohen si marrëveshje politike dhe jo si përgjegjësi që kërkojnë energji, vizion afatgjatë dhe angazhim serioz,” – u shpreh Sejrani.

Ai theksoi se, në vend të rinovimit dhe forcimit të institucionit, po zgjidhet riciklimi i figurave, çka sipas tij cenon besimin e publikut si ndaj procesit të përzgjedhjes, ashtu edhe ndaj vetë Komitetit Shtetëror për Pakicat Kombëtare.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron një vit të mbarë shkollor!

nikola

Urim nga shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e Fjetjes së Shën Mërisë

nikola

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë

nikola