Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përcjell urimet e saj të sinqerta me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Më 23 tetor 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollovit në Selanik, Hristo Tatçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev themeluan Komitetin Revolucionar Maqedonas, nga i cili më vonë u krijua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO).

Ky akt historik përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, që kishte si qëllim çlirimin e Maqedonisë me forcat e veta. Në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare morën pjesë edhe maqedonasit nga Shqipëria, duke dhënë kontributin e tyre në lëvizjen revolucionare maqedonase.

Me rastin e kësaj date të rëndësishme historike, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë bën thirrje për respektimin dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës, si dhe për kultivimin e vlerave të lirisë, unitetit dhe dinjitetit.

Gëzuar 23 Tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase!

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetari Nikolla Gjurgjaj

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet aksionin e policisë shqiptare në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e vërtetime të rreme për origjinë bullgare

nikola

Entela Binjaku: Urime ditëlindjen e 15-të gazeta “Ilinden”!

nikola

Gëzuar 8 Marsin – Dita Ndërkombëtare e Grave

nikola