Minoritete AL
AKTUALITET

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të Bashkisë Pustec

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të Bashkisë Pustec.

Më 25 – 26 shtator 2026, u kryen ekzaminime nga mjekë bullgarë, në ambulancën shtetërore në Pustec. Është e qartë për të gjithë se shteti bullgar ka ushtruar presion të paparë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë për vite me radhë.

Gjithashtu është e qartë për maqedonasit në të gjithë Republikën e Shqipërisë se fushata për ekzaminime falas, është një karrem shtesë për popullsinë e zonës së Prespës që të deklarohen si bullgarë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen e saj se Bashkia Pustec lejon të shantazhohet nga politikanët bullgarë në kurriz të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe se i nënshtrohen këtij shantazhi. Për më tepër, çmimin e shantazhit nga Sofja e paguan Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe evropiane të merren me sulmet të paskrupullta të emisarëve bullgarë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Dëshirojmë t’ju kujtojmë se mosveprimi i institucioneve shtetërore për të mbrojtur shtetasit e vet ka çuar në asimilimin e Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Ndoshta je i interesuar të lexosh

Gëzuar 8 Marsin – Dita Ndërkombëtare e Grave

nikola

Kryeministri i Maqedonisë nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Tuminec zona e Prespës

nikola

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër vendimit të Qeverisë, për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë Pustec

nikola