Minoritete AL
POLITIKË

Gonzato takon Maznikun dhe Boçin: Reformë territoriale gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvend, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë.

Ai theksoi se, shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

Njëkohësisht, shtoi Gonzato, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane, nënvizoi ambasadori Gonzato.

Ndoshta je i interesuar të lexosh

“Reporterët pa Kufij” publikojnë raportin për Shqipërinë mbi lirinë e medias

nikola

Raporterët Stroe dhe Jablonski në vizitë informuese në Shqipëri nga 30 marsi deri më 1 prill

nikola

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hapur thirrjen për 10 pozicione të lira pranë misionit shqiptar në BE

nikola